Era ndryshim po fryn në klubin e Dinamos, veçse ende nuk dihet serioziteti i sponsorëve të rinj. Ka qenë administrator Ismet Saliaj që ‘Report TV’ ka treguar se në klubin dinamovit është afruar një sponsor i ri nga Italia me drejtues Marko Pontrelin, një emër i njohur edhe në Itali.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5da5c1f97138dPorteneli444.jpg)
Pontreli ka qenë president i klubit të Triestinës, që në vitin 2016 falimentoi me urdhër të gjykatës. Pontreli e apeloi vendimin, por gjykata vendosi sërish për falimentimin e klubit pasi figuronte më një borxh prej 800 mijë eurosh. Sa i takon marrëveshjes me Dinamon gjithçka deri më tani është verbale, pasi mes palëve nuk ka asnjë kontratë të nënshklruar.
Sa i takon aspektit futbollistik, Dinamo, klubi që prej 8 sezonesh militon në kategorinë e parë, këtë vit e ka nisur në mënyrën më të keqe. Në kater ndeshja ‘nëndetsja’ ka marrë vetëm një pikë, ç’ka ka bërë që të ngrihet alarmi.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5da5c241e244ftrajneri vjeter.PNG)
Të henën, vetë klubi në faqen zyrtare, njoftoi se trajneri Igli Allmuça është larguar nga drejtimi, pa bërë me dije nëse ishte për rezultatet e dobta apo jo. Ndërkohë sot postin e Allmuçës e ka marrë një italian, bëhet fjalë për Mauro Manzonin, italianin 61-vjeçar.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5da5c26334c99trajneri ri.PNG)
Në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera ndryshime në rang drejtuesish te Dinamo.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana lë 2 pikë mbijetese, barazon mes tensionit me Elbasanin! Dinamo shmang humbjen kundër Skënderbeut
1 Shkurt, 18:32
-
Superliga/ Partizani merr një pikë me sherr në Laç, Vllaznia 'zhyt' në krizë Teutën! Egnatia bën detyrën, sot edhe dy duele
1 Shkurt, 15:28
-
Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën
25 Janar, 19:10
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Vllaznia 'fundos' Skënderbeun, fitojnë Partizani dhe Dinamo! Tre skuadra kryesojnë renditjen me pikë të barabarta
19 Janar, 21:31
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Renditja/ Superliga rikthehet me ndeshjet e para për 2025, spikat 'Klasikja' Vllaznia - Tirana! Dinamo në udhëtim, Partizani në shtëpi
9 Janar, 10:17
-
Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën
8 Janar, 12:06
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36