TIRANE, 27 Shtator /ATSH/. - Didier Drogba ishte heroi i Montreal Impact në fitoren ndaj DC United me rezultat 2-0. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte autori i të dy golave, në minutat e 5-të dhe 10-të.
Goli i parë i ish- sulmuesit të Celsit dhe Galatasarayt ishte i jashtëzakonshëm. Ai realizoi nga gjuajtja e lirë një super gol.
Drogba në gjatë ndeshjeve te luajtura deri tani ka shenuar 7 gola. /a.ke/