TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/. - Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, thotë se nuk mund të rrije ulur në stol gjatë gjithë ndeshjes. Pep Guardiola është ndër trajnerët më të mirë në botë. Por, ajo çka e bën të veçantë trajnerin e Bayern Munichut nga të tjerët eshte fakti se ish- timonieri i Barcelonës thuajse gjatë gjiithë ndeshjes rri në këmbë për t'i dhenë këshilla lojtarëve, shkruan gazeta Express.
"Të rri ulur për 90 minuta? Jo, nuk mundem... Unë dua të shkoj përpara, prapa, përpara, prapa", ka deklaruar Guardiola për Bild, Strategu spanjoll e pranon se nganjëherë harron se ku është duke kaluar edhe vendin ku e ka të caktuar të qendroje.
"Në atë moment nuk e di se ku jam unë. Por, nëse ndodh kjo, natyrisht unë duhet të flas me lojtarët e mij. Ndonjëherë ata nuk dëgjojnë", ka theksuar Guardiola, i cili sonte në mbrëmje do ta drejtoje ekipin në ndeshjen ndaj CSKA Moskës. /a.ke/
/Shqiptarja.com