Real Madrid-Barcelona
TIRANE, 2 mars /ATSH/. - Mesfushori i Barcelones, Sergio Busquets, beson se ndeshja ndërmjet Barcelones dhe Real Madridit do të jetë vendimtare për titull.
"Janë edhe disa ndeshje të tjera para El Clasicos, por shpresoj se ajo do të jetë vendimtare për ne", tha Busquets gjatë nje konference për mediat.
Ai shtoi se nëse ata dëshirojnë të bëhen kampione, atëherë duhet t'i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura. /a.ke/