TIRANË, 15 janar /ATSH-AFP/. - Cristiano Ronaldo eshte zgjedhur te merkuren ne mbremje lojtari me i mire portugez i shekullit, gjate nje ceremonie me rastin e 100-vjetorit te Federates Portugeze te Futbollit (FPF), dy dite pasi ai fitoi per here te trete Topin e Arte. Ai doli para Eusebios dhe Luis Figos.
Ronaldo "eshte lojtari me i mire ne histori", theksoi Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, i cili  kerkoi ndjese per mungesen e kampionit ne ceremoni per aresye te "ndeshjes se rendesishme" te enjten ne mbremje te Real Madrid me Atletico.
Trajneri i Celsit, José Mourinho, eshte zgjedhur trajneri me i mire portugez i shekullit nga FPF.
"CR7?, i cili mori te henen per here te trete Topin e Arte ne Zurich, ka patur nje karriere impresionante ne nje moshe 11 vjeçare tek Sporting Portugal, per te vazhduar si 18-vjeçar tek Manchester United e me pas 24-vjeçar tek Real Madrid.
Ai ka shenuar 61 gola ne 60 ndeshje ne 2014, duke vendosur ne maj nje rekord te ri, me 17 gola ne nje edicion te Liges se Kampioneve. 29-vjeçari e ka fituar Topin e Arte edhe ne 2008 dhe 2013. /a.ke/