/ATSH/. - Mesfushori i talentuar italian, Jose Mauri, ka arritur në Milano për te kryer testet mjekësore.

Ish- mesfushori i Parmes, Mauri, me pas do të nënshkruaje nje kontratë 5-vjeçare, ndërsa tek Milani do të transferohet si lojtar i lirë.

"Jam shumë i emocionuar. Kam zgjedhur Milanin që të rritemi së bashku", ishin fjalët e para të Maurit.

Mauri është lojtari i katërt që i bashkohet Milanit pas Bertolaccit, Carlos Baccas dhe Luiz Adrianos./