/ATSH/. - Edhe nëse Brazili kualifikohet, Neymar nuk do të mund të luaje deri në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.
Braziliani u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë kundër Kolumbisë, që do të thotë mos pjesëmarrje në ndeshjen e tretë të grupeve, ndërsa në fund të ndeshjes u ndëshkua edhe me karton direkt të kuq.
Mundo Deportivo shkruan se Neymar do të kete mundesi te luaje vetëm në gjysmëfinale nëse Brazili arrin të kualifikohet.
Nëse Brazili do të kualifikohej i pari në grupin C dhe Argjentina në grupin B, atëherë këto dy skuadra do të takohen në gjysmëfinale, ku mund te lujaje edhe Neymar kunder Messit.