TIRANE, 17 Shtator /ATSH/. - Ne edicionin e ri te Ligës së Kampioneve jane luajtur te marten e te merkuren ndeshjet e para në grupe me disa rezultate mjaft befasuese.
Ne ndeshjet e javes se pare te fazes se grupeve ra ne sy starti zhgenjyes i skuadrave angleze, pasi për herë të parë në historine e Ligës së Kampioneve, 3 skuadra angleze humbin në ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Fillimisht Manchester City u mposht te marten nga Juventusi 2-1 në Etihad Stadium, ndërsa Manchester Unitedi u mposht në Holandë nga PSV me rezultat 2-1.
Mbrëmjen e te merkures erdhi edhe humbja e tretë për skuadrat angleze, pasi Arsenal u mposht nga Dinamo Zagreb me rezultatin 2-1. Skuadra e vetme që shënoi fitore nga anglezet ishte Celsi, që fitoi ndaj Maccabi 4-0. /a.ke/










