TIRANE, 3 mars /ATSH/. - Në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot Komiteti Ekzekutiv i saj, i cili ka diskutuar për probleme të ndryshme të rendit të ditës.
Vendimi më i rëndësishëm i tij ka qenë thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të futbollit shqiptar. Është vendosur që ajo të zhvillohet më datë 19 mars në sallën e Hotel "Tirana Internacional".Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ajo mblidhet një herë në vit. Asambleja e fundit është mbledhur më 28 shkurt 2014. /a.ke/