/ATSH-AFP/. - Brazili ka arritur te merkuren fitoren e 10-te, pasi mundi Hondurasin 1-0 ne Porto Alegre ne nje ndeshje miqesore pergatitore per Kupen e Amerikes ne Kili, ku Seleçao shkon si fitues, qe nga koha kur Dunga mori drejtimin e ekipit pas katastrofes be Boterorin 2014.

Goli i fitores u shenua nga Roberto Firmino ne minuten e 32-te.

Kjo eshte fitorja e 10-te ne 10-te ndeshje te luajtura ne epoken e re te Dunges, qe i ka kenaqur tifozet braziliane.Ne kete menyre, ekipi i Dunges shkon ne Kupen e Amerikes (11 qershor- 4 korrik) pa asnje humbje, qe nga eliminimi ne Boteror nga Gjermania (7-1).

Brazili i Dunges shkon ne Kili vetem me fitore, duke shenuar 21 gola, 8 prej te cileve nga Neymar, realizuar ne 10 ndeshje, duke pesuar vetem 2 gola.

Kompeticioni nis te shtunen per brazilianet, qe do te kene perballe Perune, ndersa me pas do te luajne me Kolumbine dhe Venezuelen ne grupin C.