/ATSH-DPA/ - Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho deklaroi se do të qëndrojë në klub derisa këtë gjë ta pranonte pronari i tij, Roman Abramoviç.Por, portugezi, i cili ka drejtuar Chelsea-n në titullin e tretë të Premier League-s gjatë 10 viteve të fundit, i tha programit të BBC-së, "Football Focus" se në të ardhmen do të merrte në konsideratë edhe drejtimin e klubeve të tjera britanike."E imagjinoj veten edhe të drejtoj një klub tjetër, sigurisht, por unë e dua Chelsea-n dhe jam në duart e Abramoviçit tani për tani", tha Mourinho."Ditën kur Abramoviçi do të mendojë se unë nuk bëj më për Chelsea-n, atëhere do të iki dhe ndoshta do të marr sërish një ekip anglez", theksoi ai."Edhe sikur një klub të vijë dhe të më ofrojë dyfishin e pagës që marr te Chelsea, nuk ka asnjë shans", deklaroi trajneri Mourinho.
/Shqiptarja.com







