TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/. - Alessandro Nesta beson se Filippo Inzaghi mund ta drejtojë Milanin drejt vendit t tretë këtë sezon, i cili e dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta Express.
Skuadra e Milanit nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Seria A. Pas katërmbëdhjetë javeve në Seria A, "rossonerët" ndodhën në vendin e shtatë në renditjen e kampionatit me 21 pikë.
Por, ish- lojtari i kësaj skuadre, Alessandro Nesta, beson se Filippo Inzaghi mund të drejtojë Milanin në vendin e tretë këtë sezon, i cili e con ne Ligën e Kampionëve.
"Pippo ka nevojë për kohë. Unë e kam parë rrallë ekipin e tij duke luajtur keq, shumë herë ata kanë humbur për shkak të gabimeve individuale. Ai ka sjellë ide dhe entuziazmin. Stili i tij ka lidhje me Carlo Ancelotti dhe Gigi Cagni", ka deklaruar Nesta për La Gazzetta dello Sport.
"Unë kam udhëtuar në botë dhe emri i Milanit është gjithmonë shumë i rëndësishme. Ata mund të synojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve", ka theksuar ish-mbrojtesi i perfaqesueses se Italise. /a.ke/








