Lojatër e Partizanit duke festuar shënimin e golit të parë nga Fazliu
Tiranë, 15 Janar / ATSH/ - 15- të herë kampionët e Shqipërisë, pasi kanë mundur në ndeshjen miqësore në shifrat 10- 0 Partizanin U 19 dhe skuadrën e Kastriotit në shifrat 7-0, ditën e djeshme kanë arritur një tjetër fitore dhe kësaj here ka qënë rradha e ekipit të Lushnjes.
Ndeshja e radhës që skuadra zhvilloi ditën e djeshme në stadiumin "Roza Hazhiu" të qytetit të Lushnjes, përfundoi në shifrat 2-0 në favor të Partizanit.
Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Daja , Batha, Trashi, Vila, Fazliu, Osmanaj ishin dhe lojtarët që Duro
Skuadrat duke hyrë në fushën e lojës
hodhi në fushën e gjelbërt.
Të gatshëm në stolin e Duros ishin edhe F. Gjonikaj, Nexhipi, Racic, Mazrekaj, Vatnikaj, G. Krasniqi, Bylykbashi, Muskaj, Shabani, Ibrahimi dhe Bardhi.
Autori i golit të parë ishte Fazliu, I cili e realizoi atë në minute e 25-të, ndërkohë që nuk munguan edhe dy shtyllat e goditura nga Vila dhe Fazliu.
Në minute e 68-të golin që do të vuloste rezultatin e kësaj sfide e shenoi Racic, pas një asisi të dhënë nga kapiteni Nexhipi.
Racic gjatë shënimit të golit
Tjaneri Duro në fundin e takimit është shprehur se "ky ishtë testi i tretë pozitiv për skuadrën e cila vazhdon të tregojë një formë të kënaqshme fizike".
Pas 3 takimeve miqësore ndaj U 19, Kastriotit dhe Lushnjës, skuadra regjistron 3 fitore me një golavarazh 19 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Të premten traineri Duro ka programuar një tjetër test, ku kundërshtar i të kuqve do të jetë ekipi i Mamurrasit, sfidë e cila do të luhet ne kompleksin sportiv "Tirana Internacional " në Pezë.
/k.m//a.ke/









