TIRANE, 2 mars /ATSH/. - Trajneri Pep Guardiola do të largohet nga Bayerni pas përfundimit të këtij sezoni futbollistik.
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, në sezonin e ardhshem do ta fillojë aventurën në Premierligë. Sipas gazetes The Sun, Guardiola po kërkohet me ngulm nga krerët e Manchester City.
Nderkohe, sipas gazetes El Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit te Cityt nuk janë të kënaqur me performancën e menaxherit kilian Manuel Pellegrini dhe per kete aresye po kërkojnë një trajner të ri. Dhe spanjolli Guardiola është synimi i tyre primar, për të cilin janë të gatshëm të derdhin miliona euro. /a.ke/