- Duka i ftuar special ne stacionin e njohur "Sky Sport" -TIRANË, 17 nëntor/ATSH/. - Stacioni i njohur "Sky Sport" ka patur te henen te ftuar special Presidentin e FSHF-se, Armand Duka. Per 15 minuta, Nr.1 i futbollit shqiptar ka folur per paraqitjen e ekipit perfaqesues, per progresin e futbollit shqiptar dhe zhvillimet e tij pas ngjarjeve te fundit.
Duke folur per ndeshjen miqesore me Italine te marten ne mbremje, Duka theksoi se "Italia është një skuadër e madhe, madje edhe nëse nuk luajnë ata që ishin ndaj Kroacisë. Ndeshja është e vështirë për ne, për Italinë ndoshta jo".
Duke folur per trajnerin italian te perfaqesueses, De Biazi, ai tha se "prej thuajse 3 vitesh kemi një trajner të mire, që e ka ndryshuar shumë kombëtaren tonë. Është një person serioz dhe ne si federate jemi shumë, shumë të kënaqur me punën e tij. Nuk e zgjodhëm se ishte italian, por zgjodhëm një trajner të mirë e te gjithe jemi të kënaqur. Nëse bëhet një sondazh në Shqipëri, mendoj se ai fiton 90%, kështu që është e pamundur ta largojmë tani. Shpresojmë që të jemi bashkë, të vazhdojmë kështu, pasi është mirë për ne, është mirë për Shqipërinë, është mirë për të gjithë", tha presidenti i FSHF-se, tha Duka.
Duke folur për ngjarjet e 14 tetorit në Beograd, kreu i FSHF-së rrëfeu minutat e cmendurisë në stadiumin serb: "Kemi përjetuar diçka që s'ka lidhje aspak me futbollin. Njerëz u hodhën në fushë dhe goditën lojtarët tanë, nuk kishte siguri, nuk mund të luhej më futboll. Mbase me aq sa u transmetua nëpërmjet kamerave nuk u pa realisht ajo çka ngjau, por mund t'iu them se kisha të paktën 20 policë rreth meje dhe kërkova që të shkoja dhe të shihja lojtarët në dhomat e zhveshjes, por kjo nuk m'u lejua sepse gjendja ishte e rrezikshme dhe me thane se mund të rrezikoja jetën".
Lidhur me objektivat e Shqipërisë në këtë fushatë ndeshjesh eleminatore per Euro 2016, duke vuri ne dukje se "objektivi ynë është që të luajmë në Francë në finalet e turneut, por të shohim. Kemi luajtur tre ndeshje, dy e gjysmë në fakt. Ne kurrë nuk lemi luajtur në një Kampionat Europian apo Botëror, kështu që nëse shkojmë do të ishte historike. Prej vitesh punojmë për ta arritur këtë. Shpresoj që të shkojmë për gjithë popullin shqiptar". /a.ke/