Qitja kurorëzon kampionët për 2015 në ushtrimet në ajër.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka njoftuar se aktiviteti u zhvillua në poligonin e qitjes "Rexhep Ramaj".
Titujt kampionë u ndanë mes Studentit dhe Tiranës.
Vec kampione e vendit, Lumturi Pepa e Studentit përmirësoi rekordin kombëtar në pushkë me ajër, me rezultatin e përgjithshëm 386 pikë.
Në pistoletë kampione doli qitësja e Tiranës, Edlira Shyti, me 368 pikë.
Për meshkuj kampionë dolën: Florenc Nuredini i Tiranës, me 545 pikë, në pistoletë, dhe Agim Rama i Flamurtarit në pushkë, me 570 pikë.
/atsh/