TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/. - Raul Gonzalez, legjenda e Real Madridit, ka paralajmëruar rikthimin në Santigo Bernabeu. Por, para se t'i bashkohet klubit ku luajti 18 vite me radhë, ish- ylli i Spanjës së pari dëshiron të ftojë përvojë jashtë karrierës si futbollist, shkruan gazeta Express.





Real Madridi është skuadra e vetme ku Raul Gonzalez do të rikthehej në Spanjë për të punuar. Këtë e ka konfirmuar vetë ikona e klubit nga Santiago Bernabeu.
"Gjithmonë më kanë thënë të shkoj te Real Madrid, por ndjej se kjo do të ndodhe, por më duhet që së pari të fitoj përvojë. Nëse rikthehem në Spanjë, do të punoj për Real Madridin. Është shtëpia ime, vendi ku jam rritur, ku kam shokë, por tani jam i përqendruar në këtë projekt", deklaroi Raul.
Ish- sulmuesi i Schalkes është transferuar te skuadra amerikane New York Cosmos, ku do te luaje edhe rolin e drejtorit në akademinë e klubit. /a.ke/