TIRANE, 17 nentor /ATSH-AFP/. - Ndeshja miqesore ndaj Spanjes do te jete "nje test i shkelqyer" per Gjermanine te marten ne Vigo (20.45) dhe nje "mundesi unike" per pergatitjen e seleksionit kampion i botes. Keshtu eshte shprehur te henen Joachim Löw, seleksioner i "Mannschaft".
"Ne e presim kete ndeshje me entusiazem, pasi kemi te bejme me nje kundershtar qe ka nivel te larte teknik", theksoi tekniku gjate nje konference shtypi ne Vigo (Galice).
"Do te jete nje test i shkelqyer per ne. Ne do te kemi shume mungesa, por do te aktivizojme lojtare te rinj, nje pjese debutante", tha ai.
I privuar nga demtimet e mesfushorit Bastian Schweinsteiger, portierit Manuel Neuer, mbrojtesit Jerome Boateng apo te sulmuesve André Schürrle e Marco Reus, Löw beri te ditur se do t'i jape shansin per te luajtur  Kevin Volland (Hoffenheim) ne sulm dhe Antonio Rüdiger (Stuttgart) ne mbrojtje.
Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira, do te jete kapiten i ekipit, pavaresisht problemit qe ka me nje kavilje. /a.ke/