TIRANE - Sulmuesi i kombetares holandeze, Dirk Kuyt, beri te ditur e premten se do te largohet nga Fenerbahçe e Stambollit ne fund te sezonit per t'u rikthyer tek Feyenoord, klubi holandez ku ai ka luajtur shume heret (2003-2006) para se te kalonte tek Liverpool (2006-2012).
"Pas nente vjet aventure, kam vendosur qe te rikthehem ne shtepi per te luajtur perseri me Feyenoord", ka shkruar holandezi ne Facebook, i cili ka luajtur ne D1 turk qe nga 2012.
Me Fenerbahçe, aktualisht ne vendin e 2-te ne kampionat,  Kuyt ka fituar Kupen e Turqise ne 2013 dhe kampionatin ne 2014. /ATSH/