TIRANE, 1 Korrik /ATSH-AFP/. - N.1 boteror, Novak Djokovic, ka mundur veteranin finlandez, Jarkko Nieminen (nr. 92), lehtesisht ne turin e 2-te ne turneun ne Wimbledon me rezultatin 6-4, 6-2, 6-3 te merkuren.
Serbi, mbajtes i titullit, fitoi ne nje ndeshje qe zgjati nje ore e 32 minuta ndaj finlandezit, qe ka marre pjese 12 here ne Wimbledon.
Ne garen per titullin e 3-te londinez, 28-vjeçari "Nole" do te ndeshet ne turin e 3-te me australianin Bernard Tomic, ndaj te cilit ka fituar tre ndeshjet e zhvilluara deri tani. /a.ke/












