TIRANE, 3 Tetor /ATSH-AFP/. - Amerikania Venus Williams, lojtarja e 24-t ne klasifikimin boteror, ka fituar ne moshen 35-vjeçare titullin e saj te 47-te WTA ne karriere, pasi mundi ne finalen e turneut ne Wuhan (Kine) spanjollen Garbine Muguruza, e 8-ta ne klasifikimin boteror, 6-3, 6-0, te shtunen.
Fale ketij titulli, motra e madhe Williams do te perfshihet ne Top 20 te henen ne klasifikimin e ardhshem te  WTA.
Muguruza, e cila feston 22-vjetortin te enjten e ardhshme, do te hyje ne 5-she.