Foto Arkiv
TIRANË, 19 Shtator / ATSH / - Në ndeshjen e javës së katërt të kategorisë superiore në futboll, të zhvilluar midis Teutës së Durrësit dhe Tërbunit të Pukës, "Djemtë e detit" kanë siguruar një fitore dhe një tre pikësh i cili i ka renditur për momentin Durrsakët në vendin e dytë.
Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta kërkoi dhe gjeti fitoren e tretë përballë skuadrës së Tërbunit, e cila debuton në superiore.
Të besuarit e Magani-t pasi siguruan kualifikimin në kup që në takimin e parë, kanë fituar edhe përballjen në kampionat kundër Tërbunit në shifrat 3 me 1.
Për vendasit e Teutës, golin e parë dhe atë të avantazhit do ta realizonte Lamçja që në minutën e 11-të, gol ky i cili do të pasohej nga barazimi i miqve vetëm 8 minuta më pas, ku për Tërbunin do të barazonte shifrat Dhrahmi.
Por goli i Dhrahmit, do të shërbente vetëm për statistikë dhe nder, pasi në minutën e '34 Magani do të çonte në avantazh durrsakët, të cilën pasi mbyllën pjesën e parë në shifrat 2 me 1, ju duhej të shënonin edhe golin e sigurisë.
Dhe pikërisht, goli i sigurisë edhe pse vonoi mjaft, u realizua në minutën e parë shtesë pas 90 minutave të regullta nga Gripshi.
Në pritje të rezultatit të takimeve të tjera të javës së katërt midis skuadrave, Teuta me anën e kësaj fitore renditet e 2-ta me 9 pikë të fituara në 4 ndeshje.
/k.m/ /a.g/









