TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH/-Komisioni i Apelit të UEFA-s dha vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka bërë me dije per ATSH-ne gazetari i agjencisë së lajmeve "Presheva jonë" prane selise se UEFA-s.
Grupi i Ankesave i UEFA-s u takua sot, pas ankesave të parashtruara nga Shoqata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) dhe Shoqata e Futbollit të Serbisë (FSS) kundër vendimeve të marra nga ana e Kontrollit të UEFA, Etikës dhe Trupi Disiplinor (CEDB) më 24 tetor në lidhje me incidentet e ndryshme që ndodhën gjatë ndeshjes Serbi - Shqiperi per eleminatoret e Euro 2016, qe u luajt në Beograd më 14 tetor.
Apeli ka vendosur qe ndeshja eshte humbur nga Shqiperia 0-3 dhe veç kësaj, FSHF është gjobitur 100.000 euro.
Apeli gjithashtu konfirmoi heqjen e 3 pikeve per ekipin e Serbise. Po ashtu, ekipi serb do te luaje dy ndeshjet e ardhshme pa tifoze, nderkohe qe federata serbe eshte gjobitur me 100.000 euro.
Ndeshja e 14 tetorit në Beograd u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë sulmuan lojtarët e Shqipërisë në fushë. UEFA, më 24 tetor, vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Serbisë, ndërsa FSHF-ja u dënua edhe me 100 mijë euro. /a.ke/









