/ATSH-MIA/ - Federata e Futbollit e Maqedonisë fitoi besimin nga UEFA për organizimin e ndeshjes mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin 2016-17.
Vendimin e solli Komiteti Ekzekutiv i Unionit Evropian të Futbollit në takimin në Pragë, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp atë e njoftoi Gianni Infantino, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.
Shkupi, në muajin gusht të vitit 2017, do të jetë nikoqir i dy ekipeve më të mira evropiane, çka përbën mirënjohje për futbollin e Maqedonisë dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Ndeshja nën kujdesin e UEFA-s filloi të organizohet në vitin 1973.
Milani është ekipi më i suksesshëm me pesë tituj të fituar.
Në gusht të këtij viti, Barcelona dhe Sevilja do të luftojnë për trofeun në Tbilisi.
/Shqiptarja.com