Një javë nga tragjedia në Sri Lanka me 250 të vdekur autoritetet vendase janë hedhur në veprim dhe kanë rënë në gjurmët e grupit të terroristëve islamist të dyshuar. Nga përplasja e armatosur me pjestarët e këtij grupi këtë mëngjes 15 persona kanë vdekur.
Autoritetet akuzojnë grupin Tawheed Jamath, edhe pse në të njëjtën kohë ISIS ka pranuar bombardimet. Përplasja ndodhi në lindje të Sri Lankës, në një zonë jo shumë larg radikalit Zahran Hashim, i cili dyshohet të jetë lideri i sulmeve të së djelës në kisha dhe hotele.
Deri tani Policia ka arrestuar rreth 80 persona si përgjegjës për vdekjen e 250 personave, ndërsa kryeministri i vendit deklaroi se shërbimet e inteligjencës kombëtare janë angazhuar maksimalisht në të gjithë vendin për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë autorët.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këtë të djelë pasi Kisha katolike e Sri Lankës ka bërë thirrje për tubime në të gjithë vendin, 1 javë pas tragjedisë.