/ATSH / - Një shqetësim i madh për qytetarët e Tiranës mbeten edhe stacionet e autobuzave. Parkimi i tyre shpesh-herë nuk bëhet në vendet e përcaktuara, por parkohen në vende të papërshtatshme dhe bëhen rrezik për udhëtarët dhe kalimtarët. Mbetet detyrë e bashkisë së qytetit të administrojë drejt stacionimin e shërbimit urban brenda territorit që kjo bashki administron. Një pikë tepër e rrezikshme mbetet stacionimi tek "Kafe Flora" ku autobuzët parkohen gati në mes të rrugës. Këtu fillon përgjegjësia e bashkisë së Tiranës dhe rreziku për qytetarët. Sollëm vetëm një shembull, por në Tiranë ka shumë të tillë.