Një stacion hapësinor kinez i dalë jashtë kontrollit pritet të përplaset me Tokën rreth datës katër prill, ndoshta edhe më herët, bëjnë me dije shkencëtarët që po e monitorojnë.

Sipas tyre, stacioni hapësinor Tiangong-1 do të përplaset me Tokën midis 30 marsit dhe 6 prillit dhe me shumë gjasa do të bjerë diku në Europë ose Neë York.

Kërcënimi nuk vjen vetëm nga pjesët e stacionit hapësinor me peshë 8.5 ton që mund të godasin zona të banuara, por edhe nga një kimikat tepër i rrezikshëm që ndodhet në të.

Disa nga qytetet më të rrezikuara janë Nju Jorku, Barcelona, Pekini, Çikago, Stambolli, Roma dhe Toronto. Por në trajektoren e rënies së mundshme përfshihet edhe Shqipëria. Madje vendi ynë ndodhet në trajektoren me rrezikshmëri të lartë.

Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët është kimikati që ndodhet në Tiangong-1 që aktualisht po bie në drejtim të tokës me rreth 6 kilometra në javë.

Elementi i rrezikshëm quhet hidrazinë dhe është karburant raketash tepër toksik që mund të shkaktojë kancer gjatë ekspozimit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com