Stacioni i harruar hekurudhor i
Vorës, më shumë kosto për udhëtarët

Stacioni i harruar hekurudhor i<br />Vorës, më shumë kosto për udhëtarët
TIRANE- Zgjatimi i bulevardit të ri të Tiranës ka bërë që kryeqyteti të mbetet pa stacion treni, dhe ai që ishte të tranferohet drejt Vorës, gjë që krahas kostos kohore ka edhe shpenzim 2-fish më të madh monetar.
 
Na u desh të bënim 17 km për të shkuar në stacionin e trenit në Vorë në një udhëtim jo fort të këndshëm që zgjati afro 30 minuta, dhe ajo çka të ofronte ky stacion të ngjante si një shkretëtirë e harruar edhe pse në shekullin e 21.
 
Nësë do të duhej të merrje një informacion se kur nisej treni ishte e pamundur, se edhe ajo kioskë e rrënuar e biletarisë ishte e mbyllur
 
E teksa nga halli u është dashur të lëvizin drejt destinacioneve të ndryshme në pikë të vapës, banorët e zonave përreth shprehen se ky ndryshim linje transporti u kushton më tepër dhe shpesh kthehet në makth për ta, pasi edhe autobusin e vënë nga bashkia, shpeshherë e humbasin dhe detyrohen të lëvizin me mjete të tjera transporti më të kushtueshme.
 
Një ditë më parë kryebashkiaku Basha inaguroi nisjen e punimeve për Bulevardin e ri çka sipas tij do të përmirësojë ndjeshëm jetesën e kryeqytetasve. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga banorët e prekur nga ndërtimi i këtij bulevardi, të cilët kanë protestuar duke kundërshtuar dëmshpërblimin e dhënë krahasuar me vlerën reale që u takon.

stacioni i vores
(Në foto: Biletaria në stacionin hekurudhor të Vorës)
stacioni i vores
stacioni i vores
(Në foto: Biletaria në stacionin hekurudhor të Vorës)  FOTO
 
Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë