Shqipëria festoi 100 vjetorin e krijimit të shtetit me shumë aktivitete nga të gjitha fushat, ku pjesë e festimeve ishte edhe futbolli. Në Vlorë FSHF me Bashkinë organizuan kompeticionin e "Kupës Pavarësia" ku u shpall fituese Shkëndija e Tetovës. Por ajo që bie në sy në këtë 100 vjetor është fakti që Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet në një kompeticion Europian apo Botëror, por më e keqja nuk arriti të hidhte edhe themelet e stadiumit të ri. Për një rezyme me arritjet dhe dështimet në 100 vjetorin e pavarësisë, presidenti i FSHF, Armando Duka është prononcuar për gazetën "Shqiptarja.com".
Këtë edicion të kualifikueseve të kampionatit botëror Shqipëria ndodhet në vendin e tretë duke shpresuar në një kualifikim më shumë se kurrë, por Duka frenon entuziazmin duke u shprehur se" kualifikimi do të ishte dhurata më e bukur, por jemi të ndërgjegjshëm që duhet shumë fat, madje edhe shumë punë përtej fatit. Gara është shumë e vështirë, trajneri ka bërë një punë të mirë, por mbetet akoma edhe shumë për të bërë. Megjithatë dua të them që e rëndësishme është pjesëmarrja" shprehet Duka.
E ndërsa lëmë pas temën e kualifikimit, e cila mbetet ëndrra e të gjithë shqiptarëve, ndalemi te stadiumi kombëtar. Qeveria para një viti e shpalli si objektiv kryesor për 100 vjetorin, por pas një viti nuk u arritën të hidheshin as themelet. Por kush janë fajtorët për këtë gjë, sipas presidentit Duka? "Qeveria, preu fondet e premtuara për ndërtimin e stadiumit kombëtar, i cili nuk është një luks, por domosdoshmëri. Në nuk kemi një stadium në nivelet e larta evropiane ku të luajë ekipi kombëtar.
Para një viti qeveria premtoi fondet, por nuk e mbajti fjalën, duke i prerë, por e njëjta gjë vazhdon edhe këtë vit, pasi përsëri ka prerë fondet e premtuara për stadiumin. Megjithatë do të bëjmë gjithçka që kjo vepër të ndërtohet sa më parë për futbolldashësit shqiptar" shprehet Duka. Në fund presidenti uron festën e pavarësisë për të gjithë komunitetin e futbollit dhe të gjithë shqiptarët.
dylber balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com