Skënderbeu është mjaftuar me një barazim ndaj skuadrës së Laçit. Ekipi korçar barazoi 1 – 1 me kurbinasit në sfidën e javës së tretë të Superiores.
Ishte Uzuni ai që shënoi i pari për Laçin, goli i ndjekur nga ai i Muzakës, po në pjesën e parë.
Stadiumi për këtë takim ishte i boshatisur për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës.
Skënderbeu dhe Laçi ndodhen në vendin e parë dhe të dytë të renditjes, në pritje të ndeshjeve të tjera të Superiores.
Komento