Stafi mësimor në Universitete, rritet përqindja e grave me doktoratë, tejkalon burrat

Stafi mësimor në Universitete, rritet përqindja e grave me doktoratë, tejkalon burrat

Foto ilustruese

Kjo javë shënoi nisjen e vitit të ri akademik në të gjithë universitetet e vendit. Trupa mësimorë shkencore është një nga faktorët më të rëndësishëm në cilësinë e universiteteve. 

Të dhënat e fundit të disponueshme, për vitin akademik 2017/2018, referojnë se rreth 59.1% e Profesorëve ishin burra, ndërsa 40.9% ishin gra. Në krahasim me pesë vite më parë përqindja e grave me titullin profesor është rritur. Kështu sipas të dhënave të INSTAT për vitin akademik 2012/2013, rreth 71.4% e Profesorëve ishin burra, ndërsa 28.6% e tyre ishin gra.  Prej atij vit, përqindja e grave që kanë titullin “Profesor” është rritur ndjeshëm. 

Po ashtu është rritur edhe përqindja e grave me titullin “Doktorë”, madje duke tejkaluar edhe numrin e burrave që mbajnë këtë titull. 

Në vitin e fundit me të dhënat  e disponueshme, gratë me titullin “Doktorë” përbënin 60.5% të trupës mësimore shkencore efektiv në arsimin e lartë, përkundrejt 39.5% që ishin burra. 

Megjithatë në grupin e mësimdhënësve që nuk kanë tituj gratë sërish kanë përqindjen më të lartë. Për vitin akademik 2017/2018, rreth 61.7% e stafit pa tituj ishin gra, ndërkohë që burrat e përfshirë në mësimdhënie dhe që nuk kanë një titull përbëjnë 38.3%. 

Stafi universitar në vitin 2018

Sipas të dhënave mbi përbërjen e stafit universitar të ndarë sipas gjinisë në vitin 2018, vetëm një grua mbante pozicionin si rektore, përkundrejt 10 burrave që kishin këtë pozicion 9shiko tabelën).  Si zëvendës rektor e mbanin 14 burra dhe 8 gra, si dekanë 35 burra dhe 18 gra, zëvendës dekanë janë regjistruar nga rektoratet 30 burra dhe 28 gra. 

Ndërsa si përgjegjës departamenti, janë 122 burra dhe 111 gra. 

INSTAT: Trupi mësimor sipas niveleve arsimore 

Në vitin akademik 2017/2018, në trupin mësimor mbizotërojnë gratë në ciklin e ulët dhe atë të mesëm, përkatësisht 74,0 % dhe 66,2 % e mësuesve të secilit nivel. Në nivelin e arsimit të lartë mbizotërojnë burrat, përqindja ndaj grave e të cilëve rritet me rritjen e gradës në trupin akademik. Gratë me titull Profesor janë 40,9 %, ato me titull Doktor janë 60,5 % dhe Docentë dhe Pedagogë pa tituj janë 61,7 %, krahasuar me burrat. 

Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë. Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,4 %), shëndet dhe mirëqenie (17,5 %), arte dhe humanitare (12,0 %). Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj (30,1 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (16,1 %)dhe teknologjitë e informacionit (10,4 %). Fusha e studimit, më e dominuar nga vajzat e diplomuara është ajo e shëndetit dhe mirëqenies në të cilën 78,9 % e studentëve të diplomuar janë vajza, ndjekur nga ajo e arsimit me 77,7 % të studentëve të diplomuar vajza, dhe arte dhe shkenca humane (74,2 %). Ndërsa djemtë dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (71,1 % e të diplomuarve janë djem), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (61,7 %), si dhe teknologjia e informacionit me 56,3 %.

 

 

/Monitor/.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë