Ministri grek i Shtetit, Dhimitris Stamatis, në përgjigje të kritikës së ashpër të kryetarit të SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe deklaratës së këtij të fundit se jeta e qeverisë po arrin në fundin e saj, deklaroi në parlament se "qeveria dëshiron të përmbushë mandatin brenda limiteve të parashikuara nga kushtetuta. E vetmja gjë që mund ta pengojë është pamundësia që të zgjedhë presidentin e Republikës. Ne do të lëvizim në mënyrë absolutisht institucionale, siç parashikon kushtetuta dhe e drejta kushtetuese. Në respekt në institucioneve dhe personaliteteve që sot përfaqësojnë këto institucone". "Nuk është respekt kur kërkojmë zgjedhje të parakohshme të presidentit të republikës nga parlamenti ekzistues. Është fyerje edhe ndaj institucionit, edhe ndaj personit. Dhe opozita për këtë duhej të bënte veçanërisht kujdes. Ne do të lëvizim brenda ritmeve që parashikon kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit", shtoi Stamatis. "Edhe çështja e zgjedhjes së presidentit do të vendoset këtu, në parlament. Po qe nevoja edhe në një votim të tretë. Dëshira është t'ju bindim që të përfundojmë me votimin e parë", theksoi ai. Deklaratës së Stamatisit i kishte paraprirë ajo e Ciprasit, sipas të cilit "jeta e qeverisë po mbaron". "Fundi për këtë qeveri po afron", shtoi Cipras./ ATSH/
/Shqiptarja.com












