Starova: Turp që Tirana është e
fundit, largësia e Bashës e dëmtoi

Kukësi rikthehet tek seria e rezultateve pozitive pas një krize që kaloi në fillim të fazës së parë të Kategorisë Superiore. Fitorja me Lacin dhe Tiranën dhe rikthimi në shtëpi pas dëmtimit të Disiplinës duket se ka sjellë sado pak qetësinë në kampin e ekipit verilindor.

Një cështje shumë e përfolur javët e fundit në ekipin e Kukësit ishte padyshim ndryshimi i pankinës, largimi i Cungut dhe ardhja e Shensojit i tubulloi paksa ujërat, pasi ish-trajneri shkodran hodhi disa akuza në media, një ndër të cilat ishte edhe mosrakordimi për merkaton. Por cfarë mendimi ka drejtori teknik Starova për Cungun pas largimit. “Armando ka qenë dhe mbetet miku im, pavarësisht largimit nga Kukësi” deklaron ai.

Po a e ka kaluar Kukësi krizën e fillim edicionit dhe a synohet më titulli kampion? “Fillimisht kaluam një krizë rezultatesh, por tani gjithcka është në rregull, pasi ekipi u rikthye te rezultatet positive dhe shpresoj që të kemi këtë vazhdimësi. Jemi rikthyer në fushën tonë, ekipi është në gjendje të mirë dhe kalendari është i favorshëm, tani mbetet që të bëjmë detyrën.

Kampionati është i gjatë dhe gara është e hapur për titullin kampion, ashtu sikur e pamë edhe të dielën nuk ka ekip të pathyeshëm, pasi Skënderbeu ran ë Ballsh. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona të gjitha pastaj të bëjmë llogaritë me të tjerët” shprehet ai. Tirana ndeshjen e fundit me fitoi me Tiranën që është katandisur në fund. Starova ka qenë ish-trajner i bardhebluve dhe nuk kishte sit ë mungonte edhe një koment për pozicionin e 24 herë kampionëve të vendit në fundin e renditjes.

“Është tup që një ekip si Tirana është në vendin e fundit. Duke parë edicionet e fundit dhe krizën që po kalonte pritej një rënie, por jo deri në rrezikim për të rënë nga Superliga. Ka shumë faktorë që e kanë dërguar ekipin në këtë gjendje duke filluar nga mungesa e futbollistëve, borxhet e trashëgueshme, problemet me këshillin bashkiak dhe deri te menaxhimi jo i mirë i financave. Mesa di unë Bashkia i ka dhënë lekët, por largësia e Bashës nga ekipi ka bërë që të krijohen shumë probleme” përfundon ai.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen