Startojnë Lojërat Olimpike në
Rio, sot nisin garat zyrtarisht  

Startojnë Lojërat Olimpike në<br />Rio, sot nisin garat zyrtarisht  
Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike 2016 të cilat do të zhvillohen deri në datën 21 gusht.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas dhe ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes në Olimpiadën e fundit në Londër 2012.

Numri i shteteve që marrin pjesë janë 206, me rreth 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Të gjitha shpenzimet për përgatitjet i kanë kushtuar Brazilit 4.59 miliardë dollarë, ndërsa bileta më e shtrenjtë për ceremoninë e hapjes ka kushtuar plot 1400 dollarë. Sakaq më e lira ka kushtuar 60 dollarë.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të ndiste pishtarin olimpik, por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur.

75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur.

Në këto Lojëra Olimpike do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është rregbi.

Skuadra më e madhe Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404.

Në Rio 2016 sigurisht nuk mund të lihet pa përmendur edhe pjesëmarrja e vendit tonë e përfaqësuar nga 6 sportistë, sakaq Kosova ka shënuar pjesëmarrje historike në këto Lojëra Olimpike ku flamuri kosovar është rreshtuar për herë të parë në prezantimin e ekipeve pjesmarrëse në një Olimpiadë. 

Garat për kuqezinjtë do të nisin në datë 7 gusht, ku në peshëngritje do të garojë Evangjeli Veli në kategorinë deri në 53 kg. Dy ditë më vonë, do ta ketë radhën peshëngritësi Briken Calja që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve në kategorinë deri 69 kg. Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë.

Një ditë pas Sindi Hoxhës, më 10 gusht radhën e ka Nikol Merizajt më 100 metra stil i lirë.

Dita më emocionuese për shqiptarët ka gjasa të jetë data 12 gusht, kur në pistë do të jetë Luiza Gega në garën 1.500 metra. Po në 12 shtator do të provojë të kualifikohet në finale në kërcim së gjati Izmair Smajla.



Rio 2016

Rio 2016

Rio 2016

Rio 2016

Rio 2016

Rio 2016

kosova

Rio

Rio
(Parakalimi i atletëve të Shqipërisë dhe Kosovës në çeljen e Lojërave Olimpike)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri