Statistikat favorizojnë Francën
por në 2 të fundit jemi të pathye

Statistikat favorizojnë Francën<br />por në 2 të fundit jemi të pathye
Nisur nga dy ndeshjet e fundit midis Shqipërisë e Francës që janë positive për kuqezinjtë duket sikur statistikat janë në favorin tonë, por tabloja e plotë nuk është kështu. Historiku i përplasjeve midis dy skuadrave është qartazi në favor të francezëve.

Shqipëria është ndeshur me Francën zyrtarisht 6 herë nga të cilat 4 janë fituar nga “Gjelat”, 1 barazim dhe 1 fitore për kuqezinjtë. Kjo statistikë del duke llogaritur si zyrtare dy ndeshjet për eliminatoret e Euro 2016, që në realitet ishin miqësore, por të detyruara nga UEFA që e vendosi Francën në grupin tonë eliminator, edhe pse e kualifikuar si vend organizator, sipas rregullave të reja për arsye që ekipi organizator të zhvillonjë ndeshje për të mbajtur në formë skuadrën, por  pa të drejtë pikësh. Kështu që ndeshje të vërteta zyrtare janë vetëm ato 4 që kemi humbur dhe që të gjitha kanë qenë për eliminatore të një Kampionati Europian.

Ndeshja e parë i përket eliminatoreve të Euro 1992. Më 17 nëntor të vitit 1990, Shqipëria do të mposhtej nga Franca e Michel Platinisë me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Boli. Më 30 mars të vitit pasardhës, “blutë” fituan me rezultatin e thellë 5-0. Për francezët shënuan dygolësh Sauzze, Papin, ndërsa Zmijani  devijoi në portën e tij golin e fundit.

Shorti do ta vinte përballë Francës Shqipërinë edhe në eliminatoret e Euro 2012. Në takimin e parë të zhvilluar të “Qemal Stafa” më 2 shtator të 2011, francezët fituan 1-2, me gola të Benzema dhe M’Vila, ndërsa për kuqezinjtë shkurtoi diferencën Bogdani. Në sfidën e kthimit në “Stade de Francë”, “Gjelat” që atëherë drejtoheshin nga Laurent Blanc fituan thellë 5-0 me gola të Malouda, Remy dhe Reveillere.

Gjithsesi kuqezinjtë kanë një farë optimizmi pasi shkojnë në këtë sfidë me një trend pozitiv rezultatesh. Para një viti, në qershor 2015 kuqezinjtë e kanë mposhtur Francën në përballjen e fundit mes trye në “Elbasan Arena” me një super-gol të Ergys Kaçes, direkt nga goditje dënimi. Edhe në takimin e parë të zhvilluar në Rennes, Shqipëria barazoi 1-1, madje kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Mavrajn, ndërsa barazoi Griezmann.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë