Statistikat, 131 mijë turistë
hynë në vendin tonë në maj

Sipas të dhënave të fundit nga Policia Kufitare, numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj ka qenë 360 mijë.

Ndër këta të huaj, 131,993 kanë hyrë për qëllime turistike. Sipas specialisteve, jemi në fillimin e sezonit turistik veror dhe pritshmëria është që të ketë më shumë turiste të huaj që do të vizitojnë vendin tonë.

Ky është një sinjal pozitiv për turizmin, por edhe një imponim për hotelerinë dhe shërbimin gastronomik, që të përgjigjen në lartësinë bashkëkohore të shërbimit.

Në plazhet e Shengjinit, Durrësit, bregdetit të Jugut deri në Sarandë, vihet re nje impenjim në rritje për pastrimin dhe menaxhimin e mirë te tyrë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq