Kur të gjithë prisnin një reformë gjithëpërfshirëse për sistemin e drejtësisë, bazuar në një dokument vizionar strategjik dhe sipas rekomandimeve te opinionit profesional dhe te pavarur te Komisionit te Venecias, mediat raportojnë sot për depozitimin në Kuvend të një projektligji të mazhorances për “reformimin” e sistemit te drejtësisë. Nxituan dhe nuk priten opinionin e Komisionit të Venecias, sepse e dinin që standardet ndërkombëtare, shkojnë në të kundërt të vullnetit të Qeverisë për kontroll dhe presion politik të sistemit të drejtësisë.
Rama ka urdhëruar deputetët që të firmosin një projektligji sipas së cilit po pati kallëzim penal ndaj një gjyqtari, pavarësisht nëse është shpallur fajtor ose jo, është apo jo i bazuar kallëzimi, ai duhet të pezullohet nga detyra. Çështja duket e thjeshte per qeverine: hartojme fleterrufe politike, i diskutojme ne komitetin e partise socialiste, ngarkojme dike te firmose kallzime per 300 gjyqtare dhe i heqim nga puna te gjithe! I larguam te gjithe ata qe guxojne te japin vendime kunder qeverise. I shpallim te korruptuar me vendim qeverie! E zgjidhem hallin!
Ne fakt kjo nuk eshte zgjidhje. Eshte rrezik per shtetin ligjor.
E para: te shkruash nje ligj ku vendoset, “Po u rregjistrua kallzim automatikisht pezullohet nga detyra gjyqtari” ke thyer parimin baze te Kushtetutes (neni 30) dhe Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut (neni 6/2), parimin e prezumimit te pafajsise. Kushdo konsiderohet i pafajshem derisa nuk ka nje vendim te formes se prere.
E dyta: te vendosesh se vetem gjyqtaret do te pezullohen po u be nje kallzim penal, do te thote te injorosh ne menyre te rrezikshme nenin 18 te Kushtetutes “ Te gjithe jane te barabarte para ligjit.” Pra edhe deputetet duhet te pezullohen nga detyra sapo te behet nje kallzim penal edhe ministrat, edhe Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Presidentit i Republikes. Ja ku po ulemi dhe po shkruajme 10 kallzime per shperdorim detyre dhe korrupsion per Ramen e ministrat dhe ata neser duhet te lene detyren. E zgjidhem korrupsionin!
Se treti: te vendosesh se kallzimi per nje krim e detyron nje organ administrativ si KLD te pezulloje gjyqtaret automatikisht do te thote te injorosh Kodin e Procedures Penale i cili e parashikon ndalimin per te kryer nje detyre te caktuar si nje mase sigurimi personal. Pra vendos gjykata. Te mendosh se e zgjidh korrupsionin duke hequr kompetencat e gjykatave dhe tia kalosh ato institucioneve administrative, se u zgjidh korrupsioni po shmange Kushtetuten, prokurorine dhe gjykatat eshte rrezik per shtetin ligjor.
Se katerti: te shkruash ligje qe dhe vete i di se nuk i qendrojne ne kembe nje minute, nje gjykimi kushtetutes dhe qe nuk ka asnje model mbi toke te nje shteti demokratik eshte teresisht e rrezikshme.
Eshte e rrezikshme dhe naive sepse pervec frikesimit te gjyqtareve qe Kryeministeri arrogant ka si qellim per nenshtrimin e tyre, iniciativa e propozuar nuk sjell absolutisht asgje ne luften ndaj korrupsionit ne drejtesi dhe per me teper asnje zgjidhje per problematikat qe ka sistemi.
Ne sistemin gjyqesor ka korrupsion. Por lufta ndaj tij kerkon mekanizmat e duhur qe te kete rezultat. Te luftosh korupsionin do te thote te monitorosh 24 ore ne 24 sistemin, te identifikosh gjyqtaret e koruptuar, ti cosh ata para ligjit, ti vertetosh akuzat dhe ti largosh. Ndaj reforma kunder korrupsionit duhet te nise nga monitorimi dhe kontrolli. A duhet te jene 2 inspektoriate apo 1? A mjaftojne 15 inspektore per 400 gjyqtare, apo duhen 100? A duhet ti kontrolloje dosjet e gjyqesorit qeveria apo pushtet i pavarur? Si mund ta pershepejtojme procesin e gjykimit te gjyqtareve devijante? Keto jane sfidat me te cilat duhet te perballet gjyqesori dhe do duhet ti jap pergjigje politika.
Qytetaret nuk duan te shohin gjyqtare qe pezullohen nga kallzimet e qeverise, dhe pas 2 viteve kur te kete perfunduar gjyqi i qeverise te rikthehen serisht ne detyre, por duan te kete ndarjen reale, nje here e pergjithmone, te vertete te gjyqtareve, atyre qe jane profesioniste dhe atyre te korruptuar. Keta te fundit te gjykohen sa me shpejt, te marrin vendimin qe meritojne dhe te mos kthehen kurre ne sistem.
Por kete ndarje nuk mund ta beje kryeministri, Edi Rama jo e jo, por dhe cdo kryeminister i nje vendi demokratik.
Te mendohet se korrupsionin do e zgjidhe Edi Rama me kallzimet qe do beje ndaj gjyqtareve dhe me ane te urdherit politik te jashteligjshem, antikushtetues, ne kundershtim me konventat eshte naive por mbi te gjitha e rrezikshme.
Reforma ne sistemin e drejtesise, lufta reale korrupsionit ne drejtesi, duhet te vije ne nje dokument strategjik te hartuar nga eksperte te vertete dhe te mencur te jurisprudencen europiane, larg qeverise, larg hakmarrjes primitive te Edi Rames, larg deshires se tij per kontroll politik ndaj sistemit, larg zgjidhjeve te rrezikshme dhe naive, e orientuar drejt modeleve dhe pervojave me te mira europianeve qe sherimi i sistemit dhe identifikimi dhe largimi i gjyqtareve te koruptuar te jete i shpejte dhe efikas. E kunderta eshte e rrezikshme per te gjithe shqiptaret qe presin drejtesi dhe nuk duhet lejuar!