Statusi pasiv, tani janë mbi
100 mijë subjekte të bllokuara

Bizneset e përfshira në biznesin pasiv arritën së fundmi në 106,439 sipas listës, në të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i përfshin këto biznese. Në muajin gusht, lista e bizneseve pasive numëronte 95,089 subjekte, çka do të thotë se për pesë muaj, ajo është shtuar edhe me 10.000 biznese të reja.

Bizneset që kalojnë në status pasiv nuk kanë ushtruar veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm dhe nuk dorëzuar deklarata tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm.

Lista e bizneseve pasive është shtuar ndjeshëm vitin e fundit. Lista e publikuar për herë të parë në muajin maj tregoi se rreth 91 mijë biznese kishin pushuar aktivitetin. Që nga maji i vitit të kaluar kanë kaluar 8 muaj dhe lista e bizneseve pasive është shtuar me 15 mijë subjekte.

Nisur nga këto zhvillime shihet se rreth gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar aktivitetin (nga rreth 180 mijë biznese që raportohen statistikisht).

Ministria e Financave ka sqaruar se këto biznese datojnë që prej vitit 1991 dhe ka pasur qindra e qindra parregullsi në pasivitetin e regjistruar të tyre ndër vite. Shumë prej tyre kanë falimentuar, por nuk kanë bërë procedurën e falimentit, shumë të tjera janë mbyllur dhe nuk kanë bërë procesin e mbylljes, biznese të tjera kanë kaluar në pasivitet ligjor dhe nuk janë pastruar kurrë nga regjistrat.

Por fakti që lista po shtohet me shpejtësi tregon se bizneset nuk janë duke operuar në një terren favorizues edhe këtë vit, edhe pse ekonomia është futur në një trend rritës.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti