Statuti i ri PD-së/ Basha 'mbret', nuk ikën edhe nëse i humbet zgjedhjet

Kërkesa e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës, që nga Arben Imami e deri te kritikë të tjerë të njohur në PD për t'i kufizuar mandatin Lulzim Bashës nuk është marrë parasysh.

Në fakt, në propozimet që grupi i punës ka bërë për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, disa risi të rëndësishme duket se janë ato që lidhen me mandatin e kryetarit, me kompetencat e Kuvendit Kombëtar të Partisë si dhe bordin financiar që do të kontrollojë veprimtarinë e tij ekonomike.

Kryetari aktual Lulzim Basha, në bazë të këtyre propozimeve dhe më konkretisht të nenit 51, në rast se statuti miratohet, nuk do të ketë kufizime automatike në mandatin e tij.

Kjo do të thotë, se pavarësisht se sa zgjedhje mund të humbasë, kjo nuk do ta zhvishte direkt atë nga kompetencat e kryetarit të partisë.

Projekt statuti i ri i PD (kliko për dokumentin e plotë )

Mirëpo një tjetër nen i rëndësishëm është ai që i jep Kuvendit Kombëtar disa të drejta mbi kryetarin.  

Sipas pikës 4 të nenit 48, Kuvendi Kombëtar vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Kjo do të thotë se për arsye të ndryshme, nëse Kuvendi e sheh të arsyeshme, ai mund ta shkarkonte Bashën, por nëse këtë e miraton me 50+1 përqind të votave Këshilli Kombëtar.

Vetëm se në partitë politike shqiptare, Kuvendet dhe Këshillat kombëtarë të partive, përbëhen në masë dërrmuese nga njerëz të emëruar apo caktuar në forma të ndryshme nga kryetarët.

Ndaj e drejta e organeve të mësipërme për të shkarkuar kryetarin duket më tepër si një formalitet utopik se sa një rregull i mirëfilltë demokratik.  

Risi të rëndësishme janë edhe ato lidhur me financat e partisë, e cila është përfshirë nga skandali i lobimit rus, përmes parash të dyshimta në të zezë.

Bordi financiar i Partisë, i konceptuar në statutin e ri, ka kompetenca kontrolli mbi përdorimin rigoroz të financave të partisë. Në këtë funksion, ai mblidhet për të dhënë mendim:

a) para dorëzimit të bilancit të partisë në organet kompetente shtetërore dhe të partisë;

b) para paraqitjes së buxhetit në Kryesinë e Partisë.

Ai mund të mblidhet edhe me kërkesën e më se gjysmës së anëtarëve për të nxjerrë rekomandime për administrimin financiar të partisë. Këto rekomandime kanë fuqi zbatuese për Kryesinë e Partisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maminasi: 20/04/2018 20:39

    Lulzim Basha asht vrases hajdut mashtrue o gjeo analist zvicer nuk e ndershe te besh kte koment qe ai asht i aft per ndrejtimin e shtetit ju lutem mos e merrni per kunder venje por asht ralitet ku adhurusi yt ka akuza te renda kriminale .resoekte

    Përgjigju
  • Labi: 20/04/2018 19:38

    Tua garantoj une sa t jet Jeta populli shqiptar Nuk e voton kur bashen .partia demokratike do Vij n pushtet vetem kur t heq Kete kryetar sa t jet ai e sala pd ska shians t mar pushteti Keni Per ta par

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 20/04/2018 17:25

    Mbret dhe Lulushi si Putini qe me zgjedhjen perseri e konfirmoi veten cari i Rusise.

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaa: 20/04/2018 17:02

    Mbret prej lecke

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 20/04/2018 16:12

    vetem me Lulzim Bashen si kryeminister Shquperis munde te behen kthesa pozitvie te gjithe Shqiptaret,evropa preferon demokratin basha. ndryshe,para-infkuanza turke dhe influenca ruse ne ps,jane nje rrezike i madhe per B-E,n dhe Shqiptaret. Pra urime posti i premier ministre mr Basha.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 20/04/2018 14:29

    Loqka ska tru per mbret bre byrazer.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 20/04/2018 13:47

    A e merni vesh se kush është krimineli hajdut shal ngjitmi lulja me er muti se çfar monstre është.

    Përgjigju
  • Komunist Berisha: 20/04/2018 13:39

    Vec ua kam me ken mbret.

    Përgjigju
  • Kush: 20/04/2018 13:36

    Basha mbret?Po a behet mbret rrota e k**!*

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja