Valbona Mezini: Basha ka privatizuar PD-në, s’na pyeti për marrëveshjen me Ramën

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Valbona Mezini ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha sot.

E ftuar në Report TV, Mezini tha se statuti i ri që është propozuar së fundmi, i ëhstë dërguar vetëm pak orë më parë me email, pa i dhënë asaj dhe kritikëve të tjerë të bashës mundësinë që të mund ta studionin dhe të propozonin ndryshimet e nevojshme brenda kohës së duhur.

Sipas Mezinit basha e ka privatizur PD-në dhe vendimmarrja në këtë parti ëhstë vetëm e tija personale.

Politikania e djathtë e kritikoi Bashën se ka lënë në harresë figurat historike të partisë, ka patur një organizmi tepër të dobët të zgjedhjeve dhe se nuk është këshilluar me asnjë organ të partisë për marrëveshjen mes tij dhe Edi Ramës.

Basha ka privatizuar PD-në

Partia Demokratike është një pronë publike por që përdoret si pronë private. Rezultatet elektorale në zgjedhje kanë qenë shumë të dobëta. Ka një mungesë të vendimmarrjes kolegjiale. Statuti është shkelur, pasi linte vend për interpretime që partia të mund të përdorej si pronë private. Ajo është kthyer në një pronë e kryetarit, që tha edhe vetë se listat janë të tijat. Ne duam kufizim, sepse problem nuk është statuti, por fryma që po instalohet, për interesa klienteliste dhe private.

Statuti i ri ka patur një mungesë të qëllimshme transparence. Pse nuk na erdhën më parë me email ndryshimet  që të bënim propozimet tona?! Nuk janë marrë parasysh gjërat kryesore që ne kemi propozuar për fuqizimin e PD. Kërkuam kufizimin e mandatit të kryetarit.

Pse mos të ketë Këshilli i PD një kryetar që të thërrasë me kuorum Këshillin sa herë të jetë nevoja. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kurrë për të folur qoftë për problemet e brendshme, qoftë karshi palës tjetër politike, që e ka shitur vendin dhe i ka lënë shqiptarët në ditën e tyre më të zezë.

Kjo tregon që emrat në Këshillin Kombëtar, të deputetëve, të këshilltarëve bashkiakë, do të jenë emra të një personi të vetëm sepse i duhen në një moment të caktuar.

Në këto që pretendojmë, në këto mendime është një pjesë e konsiderueshme e Këshillit Kombëtar. PD është pronë publike.

Figurat historike janë harruar dhe ç’organizimi elekrotal

Kush do jenë këta 50% që do shkakrojnë Bashën? Procesi është jo transparent. Nëse do kishim një diskutim shterues në parti, do kishim folur për rolin e figurave historike të partisë që u lanë pa asnjë rol. Kontaktet e lidershipit u mbajtën vetëm me kryetarët e degëve. Nuk ka patur një angazhim serioz në fushatë, na u tha me telefon se je e angazhuar ne zona 9 dhe kaq.

Kryetqari duhet ta konsultonte me këhsillin Kombëtar ehde për aleanca të mundshme me kundërshtarin e tij. Kjo tregon se vendimmarrja e kryetarit ëhstë e kufizuar, gjë që për një parti entitet publik është shumë e rëndësishme që organet të kenë vendimmarrje kolegjiale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 29/04/2018 14:02

    Akoma nuk e keni marre vesh qe Basha ne PD eshte ai Putini ne Rusi?

    Përgjigju
  • Komunist Berisha: 20/04/2018 14:32

    Basha ka me ba cka i them ua ndryshe ja kall loken.

    Përgjigju
    • konjak: 21/04/2018 11:16

      Qe te miren vesh dy krietar partish,besoj se eshte vyrtit jo ves.Veprimi me i mir qe mund te bejne eshte mirkuptimi-jo ndasia, mllefi ,perbaltia .Ne ,populli,kur ka mareveshje me interes,te kujdesemi te mos ua hipur shkarpave.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë