Statuti, “sherr” te Mjekësia
Rektorja: Dekan me diplomë mjeku

Statuti, “sherr” te Mjekësia<br />Rektorja: Dekan me diplomë mjeku
Tiranë -  Profesorët e Mjekësisë janë përfshirë sërish nga debatet. Madje mosmarrëveshjet kanë arritur deri aty, saqë dekani i fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa dhe rektorja e këtij universiteti, Jera Kruja, komunikojnë vetëm me shkresa. “Lufta e ftohtë” që ka shpërthyer mes profesorëve, këtë herë ka të bëjë me statutin e Universitetit të Mjekëisë, të firmosur nga rektorja Kruja.

Sipas këtij statuti, për postin e rektorit dhe dekanit, mund të kandidojnë vetëm ata ata që janë diplomuar për mjekësi, duke nxjerrë kështu jashtë loje dekanin aktual Bajram Hysa i cili është diplomuar pranë faakultetit Ekonomik, dhe të kenë një përvojë pune akademike mbi 20 vjeçare për rektorin e mbi 10 vjeçare për postin e dekanit. Kufizim ky, që, ndryshe nga ligji i arsimit të lartë, përjashton nga e drejta e kandidimit një pjesë të mirë të stafit akademik të mjekësisë. Dekanati i Mjekësisë, i ka dërguar një shkresë rektores Kruja me të gjitha vërejtjet që ka, dhe madje ai i është drejtuar edhe gjykatës për paligjshëmrinë e këtij statuti, pasi vendos kufizime në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë. 

VEREJTJET
Neni 14, pika 3 Senati përbëhet nga 21 anëtarë si më poshtë...”2 përfaqësues të studentëve (më pak se 10% e senatit) bie në kundësrhtim me nenin 21, pika 2/d të ligjit të arsimit të lartë ku thuhet se “Senatet akademike dhe këshillat e fakulteteve të institucioneve dhe të qendrave përbëhen nga 15 % studentë, 5% nga personel joakademik dhe pjesa tjetër personel akademik”. Për të plotësuar kërkesat e ligjit, numri i studentëve të përfaqësuar në senatin Akademik të UMT-së duhet të jetë 3.

Neni 21, pika e fundit. “rektori i UMT duhet të ketë titullin profesor, profesor i asociuar ose gradën shkencore doktor (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore me përvojë akademike në këto universitete. Të ketë përvojë mbi 20 vjet në fushën akademike me kohë të plotë në një nga fakultetet e UMT ose universitete perëndimore”, bie në kundërshtim me nenin 20, pika 2 të ligjit të arsimit të lartë ku sanksionohet “Autoritetet drejtuese rektor/dekan në institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kenë të paktën titullin profesor i asociuar ose gradën shkencore doktor (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore me përvojë akademike në këto universitete” dhe në pikën 4 të të njëjtit nen shprehimisht “për postin e autoriteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, mund të konkurrojë individë të personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë, ose individë jashtë tij”. Kjo pikë duhet interpretuar njëlloj siç është në ligjin e arsimit të lartë, ku nuk përshkuhen kufizime kohore për përvojën dhe përkatësine akademike në respekt të parimit kushtetues bazë (neni 45/pika1) sipas të cilit “çdo zgjedhës ka të drejtë të zgjidhet në çdo funksion publik që del nëpërmjet mekanizmit të votës së lirë”.

Neni 21 “Rektori organizon dhe drejton bashkë me dekanët të gjitha ciklet e studimit në fakultetet përkatës”, është tejkalim i kopetencave, pasi drejtimi i cikleve të studimit është detyrë e dekanatit të fakultetit dhe këshillit të profesorëve të fakultetit dhe jo i rektorit. Është njësoj sikur kryeministri të kërkojë të drejtojë ministrinë e financave, bashkë me ministrin e financave.

Neni 34, pika e fundit “dekani duhet të ketë titullin profesor, profesor i asociuar ose gradën shkencore doktor (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore me përvojë akademike në këto universitete. Të ketë përvojë mbi 10 vjet në fushën akademike me kohë të plotë në një nga fakultetet e UMT ose universitete perëndimore”, bie në kundërshtim me nenin 20, pika 2 të ligjit të arsimit të lartë ku sanksionohet “Autoritetet drejtuese rektor/dekan në institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kenë të paktën titullin  profesor i asociuar ose gradën shkencore doktor (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore me përvojë akademike në këto universitete” dhe “ për postin e autoriteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, mund të konkurrojë individë të personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë, ose individë jashtë tij”. Të gjithë anëtarët e stafit akademik të UMT kanë të drejta të barabarta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur, që është edhe parimi bazë i kushtetutës. Edhe kjo pikë duhet interpretuar njëlloj siç është në ligjin e arsimit të lartë.

Neni 44, pika 4 “shefi i shërbimit duhet të jetë pedagog i UMT, duhet të jetë një figurë e spikatur në fushën e shërbimit, të ketë një përvojë klinike dhe akademike të paktën 10 vjet, të ketë titullin profesor, profesor i asociuar ose gradën shkencore doktor (PhD) si dhe të ketë kryer kërkime dhe botime shkencore bernda dhe jashtë vendit”, - bie në kundërshtim me nenin 12, pika 6, të ligjit të arsimit të lartë ku sanksionohet “Në institucionet publike të arsimit të lartë, që kanë qendra spitalore universitare, përgjegjës i shërbimit është titullari i shërbimit, në funksionet e njësisë bazë të fakultetit, i cili përzgjidhet me konkurs. Ai duhet të jetë një figurë e spikatur në fushën e shërbimit, të ketë nsë paku gradën shkencore “Doktor” (PhD) si dhe të ketë kryer kërkime dhe botime shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe përvojë pune klinike e akademike në fushën përkatëse si dhe të ketë kryer kërkime dhe botime shkencore bernda dhe jashtë vendit”. Edhe kjo pikë duhet të përshkruhet njëlloj si në ligjin e arsimit të lartë dhe të mos kufizime kohore.

(Ne foto: Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa)

(Shkrimi u pubikua sot ne gazetën Shqiptarja.com)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?