Stefano De Martino rrëfen emocionet
kur mësoi se Belen ishte shtatzënë

Stefano De Martino rrëfen emocionet<br />kur mësoi se Belen ishte shtatzënë
Disa momente nuk mund t'i harrosh. Dhe në majë të listës së kujtimeve të paharrueshme për Stefano De Martino, është momenti kur Belen Rodrigues i tha: "Jam shtatzënë". Ishte vjeshta e 2012-ës, djali i tyre i parë lindi në prill të 2013-ës.

"Santiagon [djali], e kemi dëshiruar gjithnjë dhe më në fund mbërriti. Nuk e di sa para kemi shpenzuar duke blerë teste shtatzënie, blinim shumë. Një ditë ishim në një hotel në Toskana dhe ajo më kërkoi t'i blija një tjetër. Dhe unë nuk e di pse, mbase e parandjeja, por bashkë me testin i bleva dhe një buqetë me lule.

Një gjest jo i zakontë për mua, pasi nuk jam romantik, Belen më qorton gjithnjë për këtë. Në atë moment erdhi njoftimi më i bukur: "Unë isha përpara kompjuterit, ajo doli nga banja, u hodh drejt meje mbi krevat dhe ma tha. Unë ngela i ngrirë, përpiqesha të kuptoja sa kishte ndryshuar jeta ime."

Nga ajo ditë kanë kaluar 3 vite, ai dhe shoëgirl argjentinase janë burrë e grua prej 2 vitesh dhe Santiago është gjithçka për ta. "Forca ime është të qëndruarit me këmbë në tokë. Qendra e vëmendjes në jetën time do të jetë gjithnjë familja; gruaja dhe djali im." 
stefano de martino
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij