Pas 23 vitesh të mbushura me suksese dhe dështime, Stefano Domenicali ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shef i skuderisë Ferrari.
Shkak i vendimit është bërë fillimi i vështirë i edicionit për kokëkuqen duke mbetur shumë pas rivalëve. Në komunikatën për shtyp të shpërndarë nga skuderia thuhej: Ferrari ka pranuar dorëheqjen e Domenicalit dhe e falenderon për shërbimin dhe përkushtimin e tij”.
Ndërsa vetë ish-shefi i famshëm i Ferrari-t u shpreh se “Marr përgjegjësi për situatën ku ndodhet sot Ferrari. Ka momente në jetën profesionale kur duhet të gjesh kurajon për të marrë vendime të vështira” tha ai.
Vendimi është komentuar edhe nga presidenti Montezemolo “E falenderoj Stefanon për kontributin dhe përkushtimin, por më shumë për ndjenjën e përgjegjësisë që ka treguar duke vënë interesin e Ferrarit para interesit personal”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com