Stefanoviç: Qeverisë serbe as nuk
i shkon ndërmend të njohë Kosovën

Stefanoviç: Qeverisë serbe as nuk<br />i shkon ndërmend të njohë Kosovën
SERBI­- "Qeverisë serbe nuk i shkon ndërmënd të njohë pavarësinë e Kosovës “- kjo ka qënë deklarata e ashpër që nënkryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Nebojsha Stefanoviç ka bërë dje duke mohuar kështu kategorikisht  një mundësi bashkëpunimi dhe avancimi të marrëdhënieve mes palëve

Stefanoviç, në një deklaratë për B92 ka shtuar se shteti serb dëshiron marrëdhënie të mira me Shqiptarët, por jo në dëm të interesave kombëtare

 “Nuk na shkon fare ndërmend që ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dëshirojmë të bisedojmë rreth asaj se si serbët dhe shqiptarët të jetojnë më mirë, të kenë më shumë vende pune, si të ruajmë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi… dhe këto janë gjërat në të cilat duhet të përqendrohemi”, ka thënë Stefanoviç,- sipas mediave kosovare

Ai më tej ka thënë se Serbia momentalisht është vend që i zihet më shumë besë dhe të cilin tani e dëgjojnë më shumë se që e kanë dëgjuar më parë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror