Stefanovic: Presidenti në krye të
bisedimeve? Njohje e Kosovës

Stefanovic: Presidenti në krye të<br />bisedimeve? Njohje e Kosovës
KOSOVE-  “Nëse presidenti Nikolic vendos që t’i udhëheqë vetë ai bisedimet me Kosovën, atëherë kjo do të ishte njohje e pastër e Kosovës." Ky është reagimi i shefit të ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanovic, I cili nga njëra anë ka përshëndetur deklaratën e presidentit të ri serb, Nikolic se bisedimet duhet të ngrihen në nivel politik, por ka theksuar se duhet parë se kush duhet të udhëheqë këto bisedime.

“Nikolic, apo dikush nga zyrtarët e tij, ndoshta Kërstimir Pantic?” ka pyetur Stefanovic. “Nëse presidenti Nikolic vendos që t’i udhëheqë këto bisedime, atëherë kjo është njohje e pastër e Kosovës. Kreu i shtetit është bartës i sovranitetit. Nëse ai merr pjesë në bisedime dhe firmos në fund të tyre, kjo është obligative. Nëse ai ulet dhe shtrëngon duart me ta, atëherë i bie që jemi të barabartë”, ka thënë Stefanovic.

Stefanovic theksoi më tej se nuk ka asgjë kundër që përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës të marrin pjesë në bisedime dhe se qeveria e Serbisë deri tani katër herë i ka thirrur serbët e Kosovës që të marrin pjesë, por ata nuk kanë pranuar. Për televizionin Vojvodina, Stefanovic ka deklaruar se nuk janë të sakta pretendimet e përfaqësuesve serbë të Kosovës se askush nuk i ka ftuar që të marrin pjesë në bisedime dhe ka thënë se kjo mund të vërtetohet në dokumentet që janë publike edhe në vetë faqen e internetit të qeverisë. Bisedimet mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit janë pezulluar deri në formimin e qeverisë së re në Serbi.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza