Momenti prekës kur Stefi Prifti shoqëron vajzën drejt altarit...
Foto e Sefi Priftit me të bijën
Vajza e këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifti Maria, ka kurorëzuar dashurinë e saj mbrëmjen e kaluar.
Ajo ka një histori disavjeçar dashurie me partnerin e saj Gëzimin. Një ndër momentet emocionuese ishte kur artisti shoqëroi të bijën drejt altarit.
Gëzimi dhe Maria
Nusja shkëlqente e gjitha ndërsa mësohet se ka veshur dy fustane nga stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla. Ceremonia u mbajt në një nga hotelet luksoze të Tiranës dhe ka qenë private.
Krahas familjarëve të çiftit, kanë qenë të ftuar edhe artistë e kolegë të Stefit dhe të Marias, e cila është soprano me profesion.
Foto nga dasma
Kujtojmë se vetëm pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën në rrjetet sociale ku shkruante:
“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…
Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”.
Momente nga dasma
Postimi i Stefit
5/5
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stefi Prifti bëhet me nip për herë të parë: Ndjesia e të qenit gjysh, një mrekulli
16 Shtator 2023, 09:23
-
Rigjeti dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, Stefi Prifti rrëfen si u njohën dhe si e pritën vajzat
6 Shtator 2023, 16:07
-
VIDEO/ U ‘zhduk’ papritur nga skena! Ç’ndodhi me Endri Priftin, teksa performonte në Dhërmi
15 Gusht 2023, 11:48
-
Maria dhe Albana, dy nënat shqiptare që çarmatosën një hajdut farmacie në Itali! Gjest heroik? Mikeshat: Vepruam sipas instinktit
5 Maj 2023, 07:21
-
Erdhi ftesa për dasëm…
2 Gusht 2022, 14:16
-
Fustani i bardhë?! Jo më një rregull, nuset po zgjedhin të veshin fustan të zi në dasmën e tyre
18 Maj 2022, 09:23
-
Kush ishte në realitet Maria e Nazaretit?
20 Dhjetor 2021, 20:32
-
E thjeshtë por miliardere! Vajza e Bill Gates kurorëzon dashurinë, dasma përrallorë e 2 milionë dollarëve
19 Tetor 2021, 13:47
-
‘Arratiset’ drejt qytetit të gurtë, Kim viziton Gjirokastrën! Bëhet pjesë e një dasme
26 Shtator 2021, 19:04
-
'Dasma shkodrane', përmes 50 këngëve! Maestro Lorenc Radovani: Qëllimi, përcjellja e traditës te të rinjtë
12 Shtator 2021, 21:54
-
Iu prish makina në mes të rrugës, policët në Britani çuan nusen në kohë për t’u martuar në kishë
5 Shtator 2021, 15:00
-
Mbërrin në 'Pa Gjurmë' adresa e Marsela Cakos/ Zbulohet martesa me marshallin italian
5 Tetor 2020, 17:38