/ ATSH - Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ka mbërritur së fundmi edhe Bienalja ndërkombëtare e Artit në Letër titulluar "Stemperando".
"Stemperando", binelja e shumëpritur nga të gjithë artdashësit dhe jo vetëm, pasi u prezantua në hapjen e edicionit të VI-të të Bienales Ndërkombëtare të Veprave të artit në Torino, (në 9 janar 2015) ku gjatë së cilës u çel edhe një ekspozitë e cila erdhi si një nismë e kuratorit shqiptar z. Alfred Milot Mirashi dhe z. Anselmo Villata drejtor i Institutit Kombëtar të Artit Kontemporan në Itali, tashmë vjen e ekspozuar në MHK, ku si pjesë e sajë janë 30 artistë me famë ndërkombëtare, edhe 18 piktorë të talentuar shqiptarë.
Ceremonia e rastit u çel nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, i cili pasi shprehu kënaqësinë që përjetoi gjatë bashkëpunimit me Institutin Kombëtar Italian të Artit Bashkëkohor për të organizuar edicionin e gjashtë të Bienales "Stemperando", përveç të tjerash Labi u theksoi se "Jemi krenarë për aftësinë e admirueshme të artistëve shqiptarë, të cilët me veprat e tyre të spikatura konkurojnë me artistët me famë ndërkombëtare".
Nga ana tjetër edhe ministra e kulturës Mirela Kumbaro, në fjalën përshëndetëse shprehu gjithashtu krenarinë e ndodhjes së punimeve të artistëve shqiptarë mes punimeve të artistëve më të njohur ndërkombëtarë.
Sakaq edhe i ftuari i nderit, Anselmo Villata, Presidenti i Institutit Kombëtar Italian të Artit Bashkëkohor, tregoi shkurtimisht historinë e Bienales "Stemperado", e cila hapat e saj të para i hodhi në vitin 2003, dhe se si ajo arriti të jetë sot një event i rëndësishëm ndërkombëtar.
Meritën kryesore të kësaj ekspozite mjaft të veçantë dhe të rëndësishme e ka kuratori shqiptar i ekspozitës Aflred Milot Mirashi, i cili ka punuar dhe luftuar fort që mes 30 artistëve me famë ndërkombëtare, të përzgjidhte edhe 18 piktorë të talentuar shqiptarë si Helidon Haliti, Ardian Isufi, Pjetër Koleci, Beskida Kraja, Gjon Jon Kraja, Vladimir Llakaj, Fatos Lubonja, Ormira Lulani, Alban Met-Hasani, Alkan Nallbani, Andi Nallbani, Admir Përvathi, Parlind Prelashi, Agron Rushiti, Alberto Saka, Helidon Xhixha, Armand Xhomo dhe Albien Alushaj.
Edhe ekspozimi për herë të parë i pemës gjenealogjike të familjes Durrazo, e cila përputhet me misionin e Muzeut Historik Kombëtar, për të nxitur mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë në mënyrë adekuate, dhe për të promovuar rolin e Shqipërisë në historinë botërore ishte një e veçantë e këtij edicioni.
Bienalia ndërkombëtare e pikturave në letër "Stemperando" do të qëndrojë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data deri më 10 Maj.
/k.m/ /a.g/
/Shqiptarja.com