Sterilizimi/ Detyrim paraqitje e ndalim për të dalë jashtë vendit, të hënën Beqaj paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë! SPAK kërkon ta marrë në pyetje

Sterilizimi/ Detyrim paraqitje e ndalim për të dalë jashtë vendit, të hënën Beqaj paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë! SPAK kërkon ta marrë në pyetje

1700308215_spakilirbeqaj.jpeg

Të hënën në orën 12:00 ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt për të marrë në pyetje të Beqajt në seancën e të hënës.

Sipas hetimeve ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike si dhe për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë apo zgjedhurve vendorë e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i SPAK

"Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

·       Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

·       Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

·       Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

·       Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..

Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023)" thuhet në njoftimin e SPAK. 

 

 


Lajmi kryesor:

Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC


B.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion