GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit të sterilizimit! I dërgon vendimin ILDKP-së, kërkon hetim pasuror për 8 zyrtarët e dyshuar

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon ndërperjen e koncesionit të sterilizimit para afatit, për shkak të problematikave dhe shkeljeve të evidentuara nga SPAK, për të cilat u arrestuan ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe pronari kryesor i kompanisë “Sani Service” Ilir Rrapaj, që fitoi tenderin 100 milionë eurosh.

Krahas caktimit të masave arrest me burg për ish-zv.ministrin dhe biznesmenin, dhe masave arrest shtëpie e detyrim paraqitje për ish-zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarët e komisionit, në pikën 20 të vendimit të firmosur nga gjyqtari Erion Bani, në datën 26 qershor 2023, ora 11.30, përcaktohet se një kopje do ti dërgohet Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Konkretisht, gjykata i kërkon ILDKP-së “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca. Ky i fundit, rezulton administrator i kompanisë fituese të koncesionit, e cila është një bashkim kompanish, konkretisht: “Investital LLC”, me pronar Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%.

Pas hetimeve të nisura në 1 janar 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Të njëjtat akuza janë ngritur nga SPAK për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, anëtarët e komisionit, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për të gjithë këta zyrtarë, gjykata shprehet në vendim se duhet të zhvillohet një hetim pasuror për të parë nëse kanë pasur përfitime nga veprat penale që kanë kryer.

Biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet nga SPAK për mashtrim pasi ka plotësuar formularin e konfliktit të interesit me të dhëna të rreme duke shënuar se nuk kishte njohje e miqësi me asnjë nga zyrtarët vendimarres në një kohë që rezulton shok fakulteti me zv.ministrin Klodian Rrjepaj çka përbënte shkak për përjashtimin e kompanisë së tij nga koncesioni.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopenhagen: 20/08/2023 19:48

    Kjo eshte lista e perditesuar e materialeve qe shteti shqiptar mundet te marre falas edhe sot, nese nuk do te kishim hajdute ne krye: https://www.globalmedicalaid.com/sites/default/files/attachments/Revised%20Warehouse%20List%20July%202023.pdf

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 20/08/2023 19:26

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci per Korrupsion shperdorim detyre dhe mosdeklarim i pasurise. Leshon rraporta fiktive kundrejt rryshfetit , modifikon diagnozat e kempeve kundrejt rryshfetit. Te hetohet pasuria 900 milion Leke ne shtepi.

    Përgjigju
  • Kopenhagen: 20/08/2023 18:46

    Ky ishte nje email qe ja pata derguar Beqjes dhe nje deputeti te PS, sepse refuzonin te pranonin ndihma falas nga Danimarka. Pershendetje z., ne fundjave isha per te pare gjendjen dhe sasine e materialeve spitalore qe ju pata treguar. Kam bere nje liste dhe bashkengjitur kam disa foto nga magazina. Bashkengjitur kete mail po ia dergoj edhe z. qe ju kam permendur edhe me pare, dhe qe eshte .... Duhet te theksoj se gjendja dhe sasia e materialeve jane provizore, pasi ka levizje te vazhdueshme. Njekohesisht edhe ambulancat qe ju kam premtuar me pare vazhdojne te jete te rezervuara. Presidenti i shoqates vazhdon te jete shume i interesuar per ne Shqiperi, por kerkon njefare garancie per siguri per mbarevajtjen e procesit, dhe anashkalimin e "ping-pongut" qe i kane bere aty. Me poshte nje liste ne vija te pergjithshme (ne gjendje pune,aty ku ka mungesa cilesohet dhe saktesohet): - 3 aparate operacioni (2 per syte dhe nje per otorino) - 1 Multi EKG Mobil Monitor - 12 aparate anestezie (te kontrolluar me difekte te lehta, kontrolli qe u behet eshte vetem funksionon apo jo kur vihet ne prize) - Tavolina pune (me ngritje ulje elektrike) - Dollape te ndryshem shume cilesore per perdorim spitalor - Sette te ndryshem endoskopie (mund te kene mungesa te setit qe mund te sigurohen vecas) - 40 Krevate elektrike ekzaminimi perfshire edhe nje pjese per ekzaminime gjinekologjike. - 6 Krevate operacioni me levizje te pavarur te segmenteve perberes (vlera ne gjendje te perdorur 20 mije euro) - 3 Shtreter lindjeje (vlera afersisht 25 mije euro) - nje sasi e madhe krevatesh elektrike per pacientet - 100 mije doreza latex per ekzaminim - 4 paleta me qeska urinimi per persona qe urinojne jashte kanalit urinar dhe funksione te tjera - 8 frigorifere te rinj, prodhim danez, te vegjel per ruajtje gjaku apo analizash - 372 paisje ekzaminimi kivex - 9 UPS, bateri mobile per suport elektrik ne rast mungese te energjise, marka Philips, te paperdorur, (1 cope mjafton per nje spital me 50 shtreter) - 200 pompa serumi dhe per perzierje ilaci intravenoz, marka Baxter (100 cope te reja ne kuti, pjesa tjeter te paperdorura por jashte kutie. - 50 mije uniforma te reja spitalore per personel. - shume dysheke te posacem per paciente (watterproff) Cdo konteiner permban mesatarisht paisje dhe ilace per gati 400 mije euro. Detyrimi i pales derguese: Paketimi dhe ambalazhimi, dergimi i konteinerit ne piken e nisjes. Detyrimi i pales pritese: Garantimi qe mallrat e derguar nuk perfundojne ne tregun e zi. Pagesa e transportit (mund ta organizoni edhe vete, ose tek partneret qe bashkepunojne me GMA (Global Medical Aid)), pranimi ne kufi, taksat dhe detyrimet eventuale te shtetit prites. Ngelem ne pritje te nje pergjigjeje nga ju.

    Përgjigju
    • A. N.: 21/08/2023 07:21

      Normal qe nuk i interesojne asnjerit keto sepse eshte me lehte ti blesh me cmime te fryra ose ti kalosh pacientet tek privati. Te njejten gje benin edhe kur importonin energjine elektrike nga Bullgaria ne kohen e Damianit duke e deklaruar me cmim me te fryre dhe duke mos pranuar investimet per ndertimin e centraleve me ere dhe me panele diellore duke i justifikuar sepse nuk kishin si te integroheshin me rrjetin elektrik.

  • Kopenhagen: 20/08/2023 17:45

    Ilir Beqja dhe Petro Mersini duhet te hetohen nga SPAK edhe per bllokimin e ndihmave spitalore daneze perfshire 50 ambulanca te perdorura me te gjitha paisjet, marka Mercedes Sprinter. Ishin 3 konteinere qe u pranuan me 1000 pengesa dhe pastaj kamioni i 4-t u bllokua ne Slloveni. Paisjet ishin te cilesise se larte, Shqiperia kishte mungesa te faktuara. Te gjitha ishin falas, transporti ishte i paguar nga organizatat e shqiptareve ne Dk. I vetmi detyrim ishte qe donatoret duhej te garantoheshin qe paisjet do te perfundonin vetem ne spitale shteterore dhe jo per organizata te tjera. Si person ne dijeni, mund te thirret Erjon Brace te cilin e kam kontaktuar personalisht dhe pavaresisht perpjekjeve te tij, nuk ia doli dot. Une vij vullnetarisht deshmitar, mjaft qe keta mostra te perfundojne aty ku e kane vendin, prapa hekurave.

    Përgjigju
  • Liria: 20/08/2023 14:35

    Kaq të mirë,të pastër,fukarenj dhe të paanshëm jan njërzit e drejtësis të pa drejtë sa pjesë të trupës së drejtësis po vuajnë për bukë e gojës pas të ashtuquajturit veting(nga KONFISKIMI) i kapitalit monetar dhematerial. Kaq përkëta të ashtuquajturtrup e drejtësis.

    Përgjigju
  • Goni: 20/08/2023 14:12

    Drejtesi do te thote ti kthehen leket e vjedhura popullit, keto burgun e mirepresin me buzeqeshje , aq arrogant e fodull jane sa i thone prokuroreve :” na rr…. Leshin”

    Përgjigju
    • Boti: 20/08/2023 16:40

      A bere te njejtin reagim kur nga vettingu u shkarkuan gjyqtare e prokurore qe nuk justifikonin pasurine? Apo mjaft qe iken nga sistemi? Ku shkuan parate qe ata nuk justifikuan, qe ua dhuroi motra, kunati, vellai, vjehrri, shoku, miku etj?? Ja pra qe ka standard te dyfishte nga drejtesia qe presim. Sa per keta, per mua do thoja sekuestrim te pasurise se perfituar ne menyre te paligjshme me % interesi per vitet e kaluara, shkarkim nga postet publike me asnje te drejte rikthimi, por jo burg. Le te krijojne jetesen nga fillimi po te duan, por jo burg ku ti mbajne prape populli me buke.

  • Eri: 20/08/2023 13:34

    Ekziston ildkpi ja...kjo kryetarja eshte njeriu I Ahmetajt...motra e keshilltarit te tij...

    Përgjigju
  • Qytetari: 20/08/2023 13:19

    Mirë more mirë, por ka ndonjë të dhënë për vlerën reale (koston) të këtij malli që hynë në qarkullim në spitale.A ka ndonjë metodë krahasimi të vlerës.Mirë po kjo e uruar GjKKO ka shkuar në spital,ose më e pakta të ketë marë informacion si ka ndryshuar ky shërbim...për keq apo axheba për mirë.Ju lutem moj Z gazetare mund të pyesësh mqs je pranë atyre njerzëve të drejtësis.Respekte.Ju lutem pyeti dhe po ashtu na plotësoni njohuritë.

    Përgjigju
    • E verteta: 20/08/2023 16:18

      Ke te dhena plot dhe bej krahasimin me kostot e spitaleve ne BE! Disa pyetje te thjeshta per ty zoteri: Nje biznesmen me nje punetor te rregjistruar ne itali dhe me nje biznes te hapur nje muaj para shpalljes te koncesionit, a ka kapital mjaftueshem dhe a ka eksperience per nje operacion te tille 150 milion euro? Mos harro se ka 40% te aksioneve qe duhen shpjeguar si jane blere! A e ka shfrytezuar pa pagese qendren shteterore te sterilizimit,ujin, energjine per te cilen nje fukara shkon ne burg nga pamundesia? Cili ka qene investimi i ketij koncesionari? Perse ky fitues i pamerituar levizte edhe jashte shqiperise me makinen e zv.ministrit? Nuk kishte para per te blere nje makine tijen ky investitori kaq i madh? Mendon vertete se jane rastesi udhetimet e Beqjas me kete biznesmen? Perse nuk u be gare e ndershme per kete koncesion? Jane parate e tua dhe tonat qe na mbyten me taksa ato qe Beqja i ka shperndare sikur ti kishte trashegemi nga i jati. Ky eshte problemi qe nje luge e ke blere per nje kazan, ku shkuan parate tona dhe te tuat bashke?

  • Haki: 20/08/2023 12:53

    Po per inceneritoret pse nuk ndiqni te njejten llogjike apo ne te parin eshte rrethi Ramushit dhe ne kete eshte Ramushi periferik. Aspak behu spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit