Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë liruar nga qelia, pasi dënimin me 4 vite burg, rezulton ta ketë shlyer me paraburgim. Rjepaj e Rrapaj u arrestuan në gusht të vitit 2023 për aferën e Sterilizimit.

Sipas vendimit të shpallur një muaj më parë nga GJKKO, ata duhet të vuanin 4 vite burg, por sipas përllogaritjeve të gjykatës dhe prokurorisë, dënimi konsiderohet i shlyer.

Rjepaj dhe Rrapaj, ky i fundit fitues i tenderit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore me vlerë 100 mijë euro, u shpallën fajtorë për ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’. Akuza e ngritur ndaj tyre për 'grup të strukturuar kriminal' u rrëzua.

Fillimisht, ata u dënuan secili me nga 6 vite burg, por dënimi iu reduktua në 4 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Kujtojmë se pjesë e dosjes së ‘Sterilizimit’ ishte edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet ende në paraburgim në Durrës.

-----------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë